http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës do të bashkëpunojnë për të gjitha aktivitetet që do të mbahen vitin e ardhshëm, i përcaktuar si ?Viti i Skënderbeut?.
Detajet, mbi të cilat menjëherë do të nisë puna, do të diskutohen dhe miratohen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që do të zhvillohet në Korçë më 27 Nëntor të këtij viti.
Shefi i ekzekutivit shqiptar u tregua më konkret kur foli për nismën më të re, atë të krijimit të një Akademie Shkencash të përbashkët Shqipëri ? Kosovë.
?Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut? do të ketë një kalendar të mbushur me aktivitete.
Por 105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, 140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit dhe 110 vjetori i Kongresit të Manastirit, sipas Ramës, duhet të shndërrohen në moment diskutimi për të ardhmen e përbashkët.