http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre dite para fillimit te shkollës, prefekti i Tiranës mbledh pushtetin vendor dhe drejtoritë arsimore per masat qe duhet te merren per mbarëvajtjen e procesit. Bashkia e Tiranës rikthen urdhrat e kryetarit Veliaj per ndalimin e qarkullimit te furgoneve te mallrave ne orare te caktuara, si dhe rregullat për mjetet e transportit te fëmijëve.Nga 11 shtatori, policet bashkiake do te jene te pranishëm pranë shkollave per te kontrolluar respektimin e sinjalistikes për këmbësoret dhe veçanërisht nxënësit, si dhe për ndalimin e shitësve ambulante. Nënkryetari i bashkisë deklaron se ky vit shkollor e gjen Tiranën me infrastrukture me te mire arsimore. E ndërsa vitin e ardhshëm Tirana synon te eliminoje mësimin me dy turne, Bashkia e Kavajës ankohet se shkollat ne njësinë e saj administrative, janë ne gjendje kritike.Pas nje periudhe te gjate pushimesh, e hëna e 11 shatorit pritet te jete një dite e ngarkuar jo vetëm per institucionet arsimore, por dhe qarkullimin ne rruge. Kryeqyteti ka trafikun me te madh, veçanërisht ne segmentet pranë shkollave. Ndërkohë, hapja e segmentit te Unazës se Madhe nga Pallati me Shigjeta ne drejtim te Kopshtit Botanik, pritet te ndikoje ne lehtësimin e qarkullimit.