epelenë
Një 59-vjeçar është plagosur rëndë dy ditë më parë në autostradën Levan-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur një automjet ka përplasur 59-vjeçarin Axhem Mërtiri dhe më pas është larguar.
Në media qarkulluan lajme se personi që drejtonte automjetin është një titullar i policisë së Gjirokastrës, por vetë i plagosuri tha se nuk mund t?a konfirmojë një gjë të tillë dhe se tashmë është në dorën e autoriteteve për të zbardhur ngjarjen.
"Deri tashi ne kemi kërkuar që të gjendët, ne nuk e dimë ishte drejtori apo kush është. Ne kërkojmë autorin ne nuk e dimë se kush është.
Ta gjej shtetit se kush është. Që ka bërë atë shkelje, se me rregulloren se me të tëra, nëse bëhët një aksident në vendngjarje makina duhet të qendroj dhe shoferi duhet të japë ndihmën e parë", ka thënë i plagosuri .