Report TV - Berisha s'lëshon foltoren, Ruçi i pret fjalën: Ulu, koha jote ka mbaruar

Report TV 2018-05-03

Views 1

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka ndërprerë sërish fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit kishte kaluar minutazhin. Ruçi i kujtoi se koha i kishte mbaruar, por Berisha refuzoi të lëshojë foltoren. Kreu i Kuvendit ndërpreu seancën për 5 minuta, ndërsa paralajmëroi ish-liderin e demokratëve me përjashtim nga Kuvendit.

Debatet në Kuvend:

Ruçi: Koha jote ka mbaruar. Z.Berisha, ulu.

Berisha: S'ma ndërpret dot fjalën ti...S'më pengon dot...

Ruçi: Mos blloko seancë se do marr masa. Elektronika e dha verdiktin e vet, ulu. Ndërpritet seanca për 5 minuta. Të tërheq vëmendjen, pas kësaj marr masa në zbatim të rregullores dhe të përjashtoj nga seanca.

Share This Video


Download

  
Report form