http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6-mujori i parë i 2017, jep sinjale pozitive se rritja ekonomike ne fund të vitit, do t?i afrohet shifrës 4%, sikundër ka dhe objektiv qeveria. Instituti i Statistikave njoftoi se në 3-mujorin e dytë, ekonomia arriti ne 4.06%.
Ndërtimi duket se ka qënë kontribuuesi kryesor në këtë rritje. Ky sektor i është rikthyer rigjallërimit për shkak të punëve publike të kryera, kryesisht në Tiranë, por nuk kanë munguar as investimet e mëdha private në turizëm.
Kontribut kanë dhënë edhe sektorët e industrisë, bujqësisë, si dhe arsimi e shëndetësia. Por ajo çka vërehet nga të dhënat e INSTAT është fakti së sektori i ?Aktivitet Profesionale? ka shënuar një rënie me 0.13 %. Në këtë grup përfshihen edhe bizneset Call Center.
Pas miratimit të ligjit italian, i cili hyri në fuqi në janar të këtij vit, disa kompani kanë mbyllur aktivitetin, duke u zhvendosur në vende të tjera. Për Shqipërinë, ky sektor është i rëndësishëm pasi shënon mijëra shqiptarë, kryesisht te rinj.