http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja ?5 Yjet? e Luigi Di Maio ka surprizuar duke dalë partia e pare deri më tani, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Itali.
E ndërsa vijon ende procesi i numërimit të votave, partia udhëheqëse është ?Lëvizja Pesë Yjet? e themeluar në vitin 2009 nga Bepe Grillo, me 31%, ndërsa qendra e djathtë e drejtuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi në koalicion partinë anti-emigrantëve Lega dhe atë te ekstremit të djathtë, është në avantazh me 37.64%.
Më shumë vota deri më tani brenda koalicionit ka arritur të mbledhë ?Lega?, duke lënë pas partinë e ish-kryeministrit Berlusconi.
Ndërkohë, në vendin e tretë, pozicionohet qendra e majtë e ish-kryeministrit Mateo Renzi me 23.61% e cila ka pësuar një rënie drastike, madje mediat italiane nuk përjashtojnë as mundësinë për dorëheqjen nga kryesimi i partisë.
Legjislatura e re do të ketë 618 deputetë, 309 senatorë e 18 parlamentarë të zgjedhur nga diaspora italiane.
Megjithatë sipas panoramës së deritanishme, asnjë nga partitë politike apo koalicionet, nuk kanë arritur të sigurojnë 40% të votave të nevojshme për formimin e qeverisë.