Report TV - Përrenjas,PD e LSI bashkojnë votat në këshill,rrëzojnë socialistët

Report TV 2018-05-03

Views 0

PD dhe LSI duket se kanë filluar bashkëpunimin mes tyre. Ditën e djeshme në këshillin Bashkiak të Përrenjasit anëtarët PD dhe LSI kanë bashkuar votat e tyre duke rrëzuar socialistët në lidhje me një projekt për 150 kazanë plehrash, projekt i cili nuk ka marrë miratimin e këshilltarëve socialistë.
Këshilli Bashkiak ishte mbledhur për të ishte për të marrë në shqyrtim dhe miratuar një projekt të zyrës urbanistike, i cili ka marrë mbështetjen e kryetares së bashkisë, Miranda Rira. Por në këshill kanë plasur debatet të cilat kanë vazhduar për disa orë.

Anëtarët e PS-së, të cilët janë pjesë e këshillit bashkiak, e kanë kundërshtuar këtë projekt, por në fund këshilli bashkiak e ka miratuar projektin pasi anëtarët e PD-së kanë bashkuar votat me LSI-në duke rrëzuar socialistët.

Share This Video


Download

  
Report form