Ju flet Moska - Myftaraj: TAP, skemë gjigande e pastrimit të parave, do shkojë për skrap

Ora News Emisione 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazsjëllësi TAP ishte në qendër të emisioni të sotëm ?Ju flet Moska? të Kastriot Myftarajt. (3 tetor)
Sipas Myftarajt ky projekt është një skemë gjigande e pastrimit të parave, duke argumentuar se TAP nuk do të funksionojë dhe si i tillë do të shkojë për skrap.
Kastriot Myftaraj thotë se dëmet që do ti shkaktohen qytetarëve shqiptarë nga TAP do të jenë më të mëdha se firmat firamidale.
Kastriot Myftaraj: Sot do t?ju tregoj për një skemë të pastër të pastrimit të parave të pista ndërkombëtare në Shqipëri. Pikërisht sot, në kohën kur diplomatë të huaj flasin me të madhe për familje mafioze, pikërisht sot në kohën kur është ndërmarrë një fushatë intensive nga Policia e Shtetit për të kontrolluar pasurinë e vënë më para të pista të të rinjve emigrantë shqiptarë që mund të kenë blerë makina të shtrenjta apo mund të kenë ndërtuar hotele dhe restorante.
Në Shqipëri lulëzon një skemë gjigande kriminale e pastrimit të parave të pista. Një skemë ndërkombëtare, e cila për më tepër do ti kushtojë popullit shqiptar sa firmat piramidale, megjithëse as kanë investuar atje, as nuk kanë marrë vendim për asgjë.
E kam fjalën për TAP, TAP-in e famshëm, gazësjellësin mbi të cilin janë lidhur aq shpresa. TAP-in të cilin dikur kur mburej qeveria e Sali Berishës se i ka nënshkruar marrëveshjet, Edi Rama në atë kohë kryetari i opozitës thoshtë është vetëm një vijë në hartë, dhe kishte të drejtë.
Megjithëse Edi Rama mburet me TAP-in dhe ajo që quhet rritje ekonomike në Shqipëri është pjesa më e madhe, ato pajisjet që vijnë për TAP-in këtu, tubat etj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/myftaraj-tap-skeme-gjigande-e-pastrimit-te-parave-do-shkoje-per-skrap/

Share This Video


Download

  
Report form