“Ju flet Moska” - Myftaraj: Garda mbron shtëpinë e dashnores së ministrit të parave

Ora News Emisione 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij ?Ju fler Moska? ka folur për një histori që ka në qendër një super ministër siç e quan ai, ministrin e parave.
Myftaraj nuk përmend emrin e ministrit, por thotë se Garda mbron paratë e tij në shtëpinë e dashnores.
Kastriot Myftaraj: Një skuadër misterioze grabitësish të specializuar për vjedhje në shtëpi të mbrojtura me sisteme alarmi endet nëpër Tiranë. Këta njerëz kanë shkaktuar terror te shumë zyrtarë të lartë dhe ish-zyrtarë të cilët i mbajnë paratë të fshehura në shtëpitë e tyre, në shtëpitë e dashnoreve të tyre, ndonjëri edhe të dashnorit. Kjo për shkak se nuk mund ti mbajnë nëpër banka sepse mund të justifikojnë burimin e tyre, pra i mbajnë nëpër kasaforta, të fshehura nëpër mure, nëpër dysheke e gjëra të tilla.
Kjo skuadër speciale me anë të përgjimeve me anë të metodave të tjera është në gjendje të identifikojë sa para kanë, ku i kanë dhe të kryejnë vjedhje spektakolare të cilat i kanë terrorizuar këta njerëz dhe kanë shkaktuar panik të madh. Kishim shembullin e një ministri i cili deklaroi vjedhjen e pensionit të nënës së vet. Nese do ishte vjedhur ajo shumë nuk do ishte bërë ajo zhurmë. Sigurisht kishte humbur disa zero në deklarimin ministri, nja 5-6 zero.
Ka edhe raste të tjera të tilla nga ish-zyrtarët e qeverisë të para 2013, zyrtarë të lartë të sotëm qëveritarë, politikanë të cilët gjejnë në shtëpitë e tyre kasaforta bosh, ku kanë pasur kursimet e tyre të mëdha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/myftaraj-garda-mbron-shtepine-e-dashnores-se-ministrit-te-parave/

Share This Video


Download

  
Report form