Ora News - Statusi i minatorit parashikon rritje page 45-50 mijë lekë

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për integrim Përparim Spahiu në nismën e tij për statusin e minatorëve parashikon rritje të pagës dhe pensionit për këtë kategori. Gjithashtu në propozimin e tij Spahiut thotë se parashikohen kontrolle shëndetësore falas dhe përfshirjen edhe të katergorieve të tjera që punojnë në punë të rënda fizike si naftëtarët dhe metalurgët.
Përparim Spahiu, deputeti i LSI prezantoi në komisionin parlamentar të Shëndetësisë nismën për statusin e minatorëve.
Në këtë draft parashikohet që paga e një minatori të mos jetë më pak se 200% e pagës minimale; pra 48.000-50 mijë lekë.
Rritje Spahiu parashikon edhe për pensionin, i cili duhet të jetë jo më pak se 131 % e pagës minimale zyrtare.
Spahiu: Pr/ligji parashikon paga dhe shtesë mbi to. Paga e punonjësve caktohet nga kontrata e punës, por pr/ligji parashikon që kjo mos jetë më pak se 200% e pagës minimale në shkallë vendi. Sa i takon pensionit ky të jetë jo më pak se 131 % i pagës minimale zyrtare.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/statusi-i-minatorit-parashikon-rritje-page-45-50-mije-leke/

Share This Video


Download

  
Report form