Ora News – Bizneset e huaja ankohen për kontrollet e inspektorëve tatimorë

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 14

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Investitorët e huaj ankohen se inspektorët që u paraqitet në kontrolle janë të pakualifikuar, madje dhe qëndrojnë në zyra në një afat të gjatë duke penguar aktivitetin. Shqetësim është ngritur në një takim midis Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe drejtorisë së Tatimeve vetëm pak ditë pas nisjes së fazës së tretë antiinformalitet. Për këtë të fundit është nënvizuar se aksioni nuk mund të jetë më faza. Ndësa Drejtorja e Drejtorisë së Tatimpaguesve, Enkelejda Pipa premton ndryshim të shpejtë të formës së kontrolleve.
Vetëm disa ditë pas nisjes së fazës së tretë të aksionit antiinformalitet përfaqësuesit e investitorëve të huaj shprehin ankesa mbi kontrollet nga inspektorët tatimor. Ky problem është prezent nga bizneset amerikane që operojnë në Shqipëri gjatë një takimi të zhvilluar me drejtorinë e tatimeve.
Alketa Uruçi Anetare e bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë u shpreh se ndodh shpesh që inspektorët që vijnë për kontrolle nuk kanë kualifikim e duhur.
Alketa Uruçi: Fatkeqësisht deri tani edhe nga drejtoria rajonale e tatimpaguesve të mëdhenj që sigurisht ka inspektorët më të trajnuar dhemë cilësorë profesionalisht shohim inspektorë që vijnë në kontroll dhe rrinë 2 muaj, 3 muaj duan të shohin çdo gjë, por nuk dinë çfarë të kontrollojnë.
Dhoma Amerikane kërkoi ndër të tjera që lufta ndaj informalitetit të jetë e vazhdueshme dhe jo me faza.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/bizneset-e-huaja-ankohen-per-kontrollet/

Share This Video


Download

  
Report form