Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Administrata Tatimore do të nisë një aksion në qendrat e qyteteve për të garantuar sigurimin e ligjit.Numri dy i Drejtorisë së Tatimeve deklaron se është konstatuar rënie e xhiros, ndërsa fokusi do të jetë te kuponi tatimor dhe në tregjet e shumicës.
Rinisin aksionet në terren nga administrata tatimore.
Zëvendësdrejtori i Tatimeve, Xhavit Curri, deklaroi se fokusi do të jetë në kontrollet për lëshimin e kuponit, deklarimin e punonjësve dhe deklarimin e xhiros.
Kjo nismë sipas zëvendësdrejtorit do të ndërmeret pasi nuk është konstatuar rritje e xhiros.
Xhavit Curri: Gjatë këtyre dy muajve, nëntor dhe dhjetor, të ushtrojë verifikime intensive në terren pranë të gjitha njësive të hapura për publikun dhe për këtë ajo ka angazhuar të gjithë strukturat e saj për hetimin tatimor dhe të zbatimit në terren.Punonjësit do të fokusohen kryesisht në qendrat e qyteteve, por do të shtrihen gjithashtu edhe në zona ku ka intensifikim transaksionesh.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bie-xhiro-e-bizneseve-tatimoret-nisin-kontrollet-kuponet-tatimore