Hapet çerdhja e re te Komuna e Parisit, Veliaj: Investim për gjeneratën tjetër

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Problemi për një pjesë të prindërve të zonës së Komunës së Parisit në Njësinë 5, për të patur një çerdhe për fëmijët e tyre, ka marrë zgjidhje nga Bashkia e Tiranës. Me mbështetjen e ?Dental Turk? u hap në një kohë fare të shkurtër një çerdhe të re në këtë zonë të qytetit, e cila ka qenë një investim i munguar për shumë vite me radhë në një nga pjesët më të mbipopulluara të Tiranës. Ambientet e reja të kësaj shtëpize për fëmijë u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ambasadori turk në vendin tonë, Hidayet Bayraktar dhe përfaqësues të kompanisë donatore.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që dita e tij e punës nisi pikërisht me hapjen e kësaj çerdhe, e cila sipas tij ka qenë një nga kërkesat kryesore të banorëve të lagjes. ?Më vjen mirë që puna e ditës së sotme është hapja e kësaj çerdhe të re. Besoj që kur fëmijët vijnë në këtë çerdhe, prindërit na kanë besuar gjënë e tyre më të shtrenjtë, dritën e syrit, dhe kjo është arsyeja pse ne e marrim kaq seriozisht punën tonë sepse kur dikush të ka besuar gjënë më të çmuar të jetës, atëherë sigurisht duhet t?i përgjigjemi me të njëjtin respekt këtij besimi të madh që na kanë dhënë qytetarët?, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Për më shumë lexoni nëhttp://www.oranews.tv/vendi/hapet-cerdhja-e-re-te-komuna-e-parisit-veliaj-investim-per-gjeneraten-tjeter/

Share This Video


Download

  
Report form