Nga kjo fundjavë nis të funksionojë platforma online e bashkëqeverisjes për qytetaret, premtim që socialistët bënë në fushatën zgjedhore.
Edhe pse koordinator kombëtar i këtij portali është përzgjedhur Sajmir Tahiri, kryeministri Rama prezantoi personalisht mekanizimin duke hedhur poshtë dhe shumë nga rezervat e shprehura nga skeptiket për funksionim e tij.
?Ka dy rrugë, njëra rrugë është koalicioni ku ishim, kjo është një rrugë tjetër. Është një rrugë e re. Një rezervë tjetër është që përmes këtij mekanizmi mund të hapet një gjueti shtrigash, nuk qëndron sepse platforma pranon vetëm anëtarë me identitet të verifikuar.?
Kryeministri Rama thotë se ky mekanizëm përforcon demokracinë dhe është real, se nuk dublon rolin e parlamentit, dhe do të ketë një ndikim direkt në luftën kundër korrupsionit.
?Ky mekanizëm mund të bëhet një fshesë e hekurt, tmerri i çdokujt që në një zyrë shteti, në një sportel, është mësuar t?i shikojë qytetarët nga xhepi. Nuk do të lëmë gurë pa luajtur që anëtarët dhe anëtaret e këtij koalicioni të jenë të paprekshëm nga parazitët dhe nga grabitqarët.?
Garanci për funksionimin e platformës Rama thotë se do të jenë grupet e njerëzve që do ta monitorojnë duke e ndjekur çdo shqetësim të qytetareve të cilët do të kenë një rol vendimmarrës me të drejta të barabarta me çdo deputet.
Kreu i qeverisë bën thirrje që qytetaret të aplikojnë për tu bere anëtarë të këtij mekanizmi si një mënyrë për të vendosur në provë qeverinë dhe Partinë Socialiste.
?Filloni regjistrohuni?.
/Tv Klan