Rama akuza kryebashkiakeve: Nuk bashkepunojne me portalin e bashkeqeverisjes

RTV KLAN 2018-06-20

Views 3

Kryeministri ka akuzuar krerët e pushtetit lokal se nuk janë bashkëpunues me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes dhe si pasojë edhe me qytetaret që përplasen në dyert e bashkive për problemet që hasin. Rama kërcënon se në takimin e radhës do të bëjë publik dhe emrat e kryebashkiakëve nëse shurdhëria e tyre ndaj lutjeve të koordinatorëve do të vijojë.



Ndërsa të zgjedhurit lokal i paralajmëron, për drejtoret e tij ne administrate shkarkimi është i menjëhershëm nëse konstatohet se ankesat e qytetareve në portalin ?Shqipëria që duam? janë të drejta.

Në takimin e përjavshëm në kryeministri u prezantuan 4 raste të zgjidhura përmes platformës që aktualisht ka regjistruar rreth 12 mijë ankesa të ndryshme nga qytetarët.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form