Katër punonjës policie të burgut të Peqinit janë ndaluar për dhunimin e një të dënuari në këtë burg. Ngjarja ka ndodhur në datën 30 shtator, por është bërë publik nga Komiteti Shqiptar i Helsinkut, vetëm pak ditë më parë. I dënuari që është dhunuar nga policët e burgut mësohet se është Viktor Gushi, një vrasës dhe grabitës serial. Ai u arrestua në datën 29 mars të vitit 2012.
12 zyrtarë në burgun e Peqinit përfshi dhe drejtorin e këtij institucioni janë në hetim për dhunën e ushtruar ndaj të burgosurit Viktor Gushi një javë më parë në burgun e peqinit.Ministria e Drejtësisë bën me dije se pas denoncimit të rastit nga Komiteti i Helsinkit kjo ministri në bashkëpunim me drejtorin e burgjeve kanë nisur hetimet.