Prej disa ditësh vijon pastrimi i akseve kombëtare nga tabelat dhe objektet e paligjshme nga i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Gjatë një inspektimi në aksin Shkozet-Plepa, kreu i ARRSH-së Afrim Qendro ka paralajmëruar se kushdo që i vendos sërisht tabelat ose objektet e paligjshme do të ndiqet penalisht.
?Po vazhdojmë aksionin për pastrimin e rrugëve kombëtare nga të gjitha tabelat, reklamat, mjetet informuese, kioskat dhe çka është shpallur që në fillim me planin e punës. Po mbarojmë aksin Tiranë-Durrës dhe Shkozet-Plepa. Dua tu bëj një thirrje të gjithë qytetarëve dhe gjitha bizneseve që të mos vendosin sërish këto që ne po i heqim ose të tjera. Nuk do të veprohet vetëm me heqje por do të ndiqen penalisht nëpërmjet denoncimit që do të bëjnë kompanitë e mirëmbajtjes që operojnë në të gjitha akset kombëtare?, u shpreh Qendro.