IRANE ? Sot gjykata e Krimeve të Rënda ka thërritur për të dëshmuar në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit, shtatë dëshmitarë VIP mes tyre dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Këta dëshmitarë janë kërkuar nga prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi dhe pritet të hedhin dritë në lidhje me kërcënimin ndaj akademikëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.
Ndërkohë, deri më tani kanë shkuar te Krimet e Rënda për të dëshmuar ish-ministri Saimir Tahiri, Dhori Kule, Haki Çako dhe Shezai Rrokaj.
Sipas flet-thirrjeve të nisura nga gjykata, sot janë thirrur për dëshmi ish ministri Tahiri, akademikët Dhori Kule, Mynyr Koni, Klodeta Dibra, Shezai Rrokaj, Majlinda Keta dhe kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Në prill 2016 ish kryeministri Berisha denoncoi në media se Mynyr Koni ishte kërcënuar me jetë për t?u tërhequr nga gara për Rektor në Universitetin e Tiranës, e pas kësaj akuze me kërkesë të Prokurorisë u arrestua Emiliano Shullazi.