Report TV - Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Berisha thirret për të dëshmuar

Report TV 2018-05-03

Views 0

TIRANE-Ish-kryeministri Sali Berisha, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, do të thirren nga Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e radhës për të dëshmuar në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit për kërcënimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit.

Koni u kërcënua në vitin 2016, kur po kandidonte për postin e Rektorit të UT. Gjykata pranoi kërkesën e Tahirit dhe Shullazit për dëshminë e Berishës, pasi sipas tyre, ka qenë ky i fundit që e ka bërë denoncimin për kërcënimin e Konit në 2016, para zgjedhjeve.

Sot nga 8 dëshmitarët që janë thirrur kanë qenë vetëm Tahiri, Çako, Shezai Rrokaj, Dhori Kule dhe Majlinda Keta, ndërsa nuk kanë qenë Mynyr Koni, Klodeta Dibra, si dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, i cili ishte thirrur të dëshmonte në seancën e sotme.

Share This Video


Download

  
Report form