Skandali në Parkun Arkeologjik të Butrintit vijon të zgjerohet dita-ditës, teksa tashmë është rrethuar zona ku po ndërtohet lokali. Kamera e Report Tv ka tentuar sërish të shkojë në zonën historike të trashëgimisë kulturore, ku po ndërtohet, për të parë sa kanë avancuar punimet, por nuk është lejuar.
Punonjësi i parkut i ka hequr kamerën gazetarit të Report Tv, vetëm një ditë pasi ai nuk u lejua të futej në park as si vizitor, teksa nxori lekët për të paguar biletën.
"Gjatë ditës së sotme kemi arritur të vijmë në brendësi të parkut dhe shikojmë se rrethimi është i shtuar dhe punëtorët vazhdojnë të jenë në objekt. Nga vendi ku ka pasur beton është tani shtruar një parket druri, pra betoni është veshur me një parket druri dhe kanë vijuar punimet brenda objektit. Punonjësit janë agresivë dhe nuk na lënë të kapim asgjë me kamera", tha gazetari Limos Didani.
Si iu kanë pritur dhe çfarë keni komunikuar me rojet?
Unë sa jam paraqitur te sporteli më është prerë bileta, ndërsa në objektin ku po punohet punëtorët janë agresivë, nuk duan që kamerat të kapin asgjë. Nuk na lejojnë që t?i afrohemi të kapim pamje nga vendi ku po ndërtohet. Rrjeta është shtuar në një lartësi afërsisht 3 metra.