Punimet që po kryhen në parkun e Butrintit ka sjellë përplasje mes ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe anëtarëve të opozitës në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Për ndërtimin në Butrint, ministrja Kumbaro tha se nuk është shkelur ligji për trashëgiminë kulturore, pasi nuk po gërmohet por po risktrukturohet një godinë ekzistuese e ndërtuar që në 1975.
E pyetur nëse është marrë leje nga UNESCO për punimet që po kryhen brenda parkut të Butrintit, minitrja Kumbaro u përgjigj se nuk është në tagrin e UNESCO për të miratuar leje.
Për më shumë se dy orë ministrja Kumbaro raportoi për çështjen e Butrintit në komisionin parlamentar. Një tjetër çështje që u ngrit në komision është edhe çmimi i biletave që përdoren për turistët.