Ora News - Projekti për Teatrin, opozita i kërkon Kumbaros të raportojë në Komision

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita kërkon raportimin e ministres së kulturës Kumbaro në lidhje me projektin për Teatrin Kombëtar. Gjatë një diskutimi në komisionin e medias deputetët e PD kërkuan me urgjencë të dhëna për këtë projektj që sipas tyre është mbajtur i fshehtë.

Teatri e Ri Kombëtar është bërë sërish shkak për tonet e larta në Komisionin Parlamentar të Medias. Deputetët e Partisë Demokratike i kërkuan me urgjencë ministres Kumbaro të raportojë për projektin e teatrit të ri, që sipas tyre e ka mbajtur larg syve të opinionit publik.

Luçiano Boçi: Ministrja ka dorëzuar relacionin që nuk ka studim fizibiliteti, e ka të shkruar të zezë në të bardhë nuk ka projekt për teatrin, jo më pak se para dy javësh. Dhe sot na paska nxjerrë asin e projektit dhe kjo është absurde.

Fidel Ylli: Jemi bërë si estrada e Ballshit.

Albana Vokshi: Mos e merr fjalën, të lutem. Nuk keni pse shqetsoheni kaq shumë. Pse shqetsoheni për një cështje që na përket të gjithëve.

Komisioni Parlamentar i Medias zhvilloi një seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin e trashëgimisë kulturore dhe muzetë. Grupet e interesit kërkuan të shpërbleheshin financiarisht mbartësit e trashëgimisë kulturore jo materiale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/projekti-teatrin-opozita-i-kerkon-kumbaros-te-raportoje-ne-komision

Share This Video


Download

  
Report form