Report TV - '1 ligj 4 putra' mblidhen 8 mijë firma në mbrojtje të kafshëve

Report TV 2018-05-03

Views 2

Nisma ?1 ligj 4 putra? që synon mbledhjen e firmave për të siguruar miratimin në parlament të një projektligji ndaj dhunës së kafshëve, është shtrirë në të gjitha qytetet kryesore të vendit. Jonel Kristo, aktivist për të drejtat e kafshëve, sqaron se kjo lëvizje përbën një përgjegjësi qytetare që shkon përtej dashurisë dhe dhembshurisë për kafshët.
?Ka dy qëllime kjo nismë, e para është të mblidhen 20 mijë firma dhe e dyta për të konsultuar me publikun. Domethënë dua të marr dhe mendimin tuaj, kur më jep firmën më jep dhe mendimin se si mund të zgjidhet kjo çështje. Pavarësisht se ekspertët tonë ligjor e kanë bërë konsultimin, kanë parë ligjin, kanë parë ligjet e shumë vendeve të tjera?-thotë ai

Deri më tani janë mbledhur 8000 firma nga vullnetarët, ndërsa lëvizja do të vijojë edhe në ditët e tjera.

?U bë shumë emergjente për shkak të rastit të fundit, që ishte një adoleshentt 14-vjeçar, që trajtonte një kafshë të atillë dhe nuk është se është ideja hajde të bëjmë atë qennt të shkretë, është ideja hajde të ekspozojmë një ide më të madhe se kaq. Domethënë se me vërtet fenomeni u ekspozua tek ai rast, por ai tregon shumë më tepër se ai rast, tregon shumë më tepër për ne si shoqëri. Që nesër apo pasnesër mund të ekspozohen dhe të shkojnë deri tek njeriu?-vijon më tej aktivisti Kristo.

Peticioni ?Nje ligj, 4 putra? u organizua fill pas kronikës e cila u publikua disa ditë më parë ku një fëmijë i moshës 12-13 vjeç masakroi me sopatë qenin e tij. Po të tjera raste ku kafshët dhunohen, vriten e braktisen janë ekspozuar shpesh në media dhe rrjete sociale.

Share This Video


Download

  
Report form