Dhunimi i kafshëve/ Shoqata: Sjellja ndaj tyre jo normale, të ketë një ligj që t’i mbrojë

Report TV 2018-06-19

Views 9

Dhuna ndaj kafshëve shpesh është bërë debat në media, por deri tani asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket ligjit për dhunuesit e tyre. Kodi penal duhet të ndryshohet për personat, të cilët dhunojnë kafshët.

Alarmi jepet nga shoqata e mbrojtjes së kafshëve në Shkodër, pas skandalit të publikuar në rrjetet sociale ku dy të rinj, dhunojnë një qen në mënyre makabre. Për drejtuesen e kësaj shoqate, Izabela Sala, kjo sjellje nuk është normale dhe duhet të parandalohet dhe të ketë një ligj për të drejtat e kafshëve në Shqipëri

E pyetur në lidhje me shtimin e qenve të rrugës në Shkodër ajo është shprehur se ka një papërgjegjshmëri edhe nga ana e qytetarëve Sa i takon rastit të regjistruar në fshatin Kosmac, ajo është shprehur se është skandaloze dhe këta njerëz duhet të marrin ndëshkimin e merituar

Share This Video


Download

  
Report form