Autoritetet vijojnë operacionin ?Vjeshtë 2017?.
Kështu, këtë të enjte policia e Shkodrës ka vënë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim.
"Në orët e para të mëngjesit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është realizuar me sukses operacioni për kapjen e personave në kërkim për vepra të rënda penale konkretisht shtetasit:
Lazer Pema, 34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar me 25 vite burg me vendim nr 411 të Gjykatës së Apelit Shkodër, për veprën penale të ?Vrasje në rrethana cilësuese?, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013 në fshatin Guri zi".
Ndërsa i arrestuari tjetër është Tauland Pepaj, vjec 26. Mbi të rëndon akuza për veprën penale ?Plagosje e Rëndë me dashje? me masë sigurimi ?Arrest ne burg? për ngjarjen e datës 25.06.2017 në lagjen ?Bacallek ?Shkodër, ku gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri 22 - vjeçarin R. Th, 22 vjeç. /tvklan.al