Ekstradohet nga Kosova i denuari me 20 vjet burg

RTV KLAN 2018-07-20

Views 33

Tentoi të vrasë Lulzim Berishën në 30 Gusht të vitit 2005, por nuk ia doli. Për këtë ngjarje kosovari Ahmet Ajeti u dënua me 20 vjet burg, i akuzuar për vrasje me paramendim. 13 vjet më pas Interpol Tirana ekstradoi 35-vjeçarin e lindur në Lipjan të Kosovës, i cili ishte arrestuar që në prill të këtij viti. Sipas policisë së shtetit, Ahmet Ajeti dhe shtetasi tjetër nga Kosova, Osman Karpuzi u porositën nga Adriatik Coli dhe Endrit Dokle për të eliminuar Lulzim Berishën kreun e bandës rivale në qytetin e Durrësit.

Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej Berisha,  Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën duke u vetplagosur.

Kjo ka bërë që atentati të dështojë. Në dëshminë e dhënë nga i penduari i drejtësisë Adriatik Coli gjatë procesit gjyqësor thuhet se dy shtetasit nga Kosova do të paguheshin 100 mijë euro për të kryer vrasjen.

Atyre u ishin dhënë edhe dy armë antitank të blera nga 500 euro në tregun e zi, por që nuk patën mundësi t?i përdornin. Ky ishte vetëm njëri nga atentatet ndaj Lulzim Berishës, i cili arriti të shpëtojë. Berisha u dënua me 25 vite burg, por u lirua me kusht në Dhjetor të vitit 2016.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form