Kosovë - Meta takon Haradinajn: Të heqim çdo barriere burokratike mes dy vendeve

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vijim të vizitës shtetërore në Kosovë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua sot me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryemininstrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Dalibor Jevtiq dhe Dardan Gashi.
Duke iu referuar marrëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore, Presidenti Meta theksoi se ka ardhur koha që këto marrëdhënie të pasurohen më shumë dhe çështjet e prekshme e konkrete të gjejnë zgjidhje për qytetarët e të dy shteteve veçanërisht nëpërmjet agjendës së përbashkët të dy qeverive, duke u fokusuar tek infrastruktura, arsimi, lëvizja e lirë dhe heqja e çdo barriere burokratike ndërmjet dy vendeve tona
Presidenti Meta theksoi rëndësinë e trajtimit të të gjitha çështjeve dypalëshe, të cilat mund të marrin udhë përmes vendimmarrjes politike gjatë takimit të ardhshëm të dy qeverive.
Ai u shpreh plotësisht në mbështetje të këtij procesi me rëndësi jetike si për qytetarët në Shqipëri dhe Kosovë, ashtu edhe në dobi të marrëdhënieve strategjike e vëllazërore ndërmjet nesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-takon-haradinajn-te-heqim-cdo-barriere-burokratike-mes-dy-vendeve/

Share This Video


Download

  
Report form