Njollat e gjakut të gjetura në automjetin ku udhëtonte Denis Shtraza dhe Ervin Dalipaj të dyshuar si rrëmbyesit dhe vrasësit e Gazmend Çollakut nuk janë të vlefshme për të identifikuar nëpërmjet analizës së ADS-se kujt i përkasin.
ReportTv ka siguruar një dokument të ekspertes biologe Armanda Deda, e cila në konkluzionet e saj shprehet ?Njollat e gjakut në kalendarin (provë material 4), objekt ekspertimi, marrë në automjetin tip Benz Mercedez me targë AA 671 MZ, nuk janë të vlefshme për identifikim individual me analizën e ADN-s.
Po ashtu sipas të njëjtës eksperte ADN-ja e përftuar nga pështyma e Denis Shtrazës është e ndryshme nga profili gjenetik i përftuar nga gjaku në fashetat plastike provë material numër 1.
Por ku u gjetën këto fasheta?
Sipas procesit të gjykimit në të cilin prokuroria akuzon Denis Shtrazës pasi Ervin Dalipaj u vra pak javë më parë dhe akuza ndaj ti u pushua, me këto fasheta u lidh pas rrëmbimit Gazmend Çollaku. Kjo ngjarje daton më 6 Janar 2016 ndërsa trupi i pajetë i Çollakut u gjet mëngjesin e datës 7 Janar në zonën e Fushë Krujës.