Trafiku i tonelatave me drogë, Habilaj lidhje edhe në sallën e radarëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-04

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banda e trafikut të drogës që drejtohej nga Moisi Habilaj, i afërm i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, nga përgjimet del se kishte lidhje edhe me ?sallën e radarëve në Durrës?, prej ku informohej për lëvizjet që duhet të kryenin në det të hapur me ngarkesat e drogës.Në përgjimet e datës 6 maj të vitit 2015, Moisi Habilaj komunikon me dy italianë, me emrat GIULIANO dhe GRECO, të cilët kishin mbërritur në brigjet shqiptare rreth orës 1:00 të mëngjesit në bordin e peshkarexhës FATIMA për të ngarkuar rreth 900 kg kanabis. Baza e zgjedhur nga Habilaj ishte Porto Palermo ku banda e trafikantëve shqiptarë ndjehej e sigurt pasi mbrohej dhe nga policia.E e pe furgonin e policisë qe kaloi? Pak me pare? Janë te gjithë tanët këtu. Por mund te këtë edhe ndonjë tradhtar nuk i dihet?. sepse nuk dihet kush dreqin vjen e kush ikën?, ne jemi te kompletuar, por se del ndonjë bastard?.Pas marrjes së ngarkesës me drogë Habilaj i shpjegon Italianeve edhe mënyrën se si duhet të dalin nga ujërat territoriale.Një mik i mikut tim është në bazën e radarëve në Durrës .Më mori në telefon një polic që e kishin marrë nga Durrësi dhe më tha se peshkarexha është futur për 1 milje në ujërat territoriale greke. Duhet të bëni kujdes, nuk duhet të hyni në ujërat greke?.Për dosjen Habilaj prokuroria e krimeve të rënda ka nisur edhe hetim pasuror në bazë të ligjit antimafia. Sipas hetuesve një pjesë e mirë e të afërmeve të tyre nuk justifikojnë pasuritë e tyre ndaj që pritet dhe nisja e hetimeve për to.

Share This Video


Download

  
Report form