Ora News- Media greke: Gomonia me 1,6 ton droge, lidhje me çështjen Habilaj

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dosja e gomones me 1,6 ton drogë, që u kap në fundjavë në Greqi, ka lidhje me çështjen "Habilaj". Kështu bën të ditur gazeta e madhe greke, Kathimerini që i referohet burimeve nga hetuesia.

Sipas gazetës, destinacioni përfundimtar i kanabisit ishte Turqia, prej nga do te merrej në këmbim një sasi e madhe heroine. "Transaksioni" ishte planifikuar të bëhej më heret po u pezullua për shkak të zhvillimeve në çështjen Habilaj, pretendon Kathimerini.

Sipas gazetes greke, grupi që u kap të shtunën dhe të dielën kishte bërë edhe dy tentativa të tjera për të transportuar sasi të mëdha droge. E para ishte një ngarkesë prej 1,5 ton kanabis për Itali. Atëherë ishin arrestuar 2 grekë dhe 5 shqiptarë. Në të dytën, ishte kapur nje sasi prej 2,3 ton kanabis dhe ishin arrestuar një shtetas italian, 63 vjeç dhe një shqiptar, 24 vjeç. Të dy operacionet ishin zhvilluar në bashkëpunim me Guardia di Finanza.

Në të dy këto raste, ashtu si dhe të shtunën, mjetet e transportit i përkisnin një biznesmeni grek që u arrestua të dielën në vazhdën e operacionit që pasoi kapjen e gomones me 1,6 ton kanabis.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/media-greke-gomonia-me-16-tone-droge-lidhje-me-ceshtjen-habilaj

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS