Report TV - Kryemadhi: Luftë narko-shtetit Basha: Duam qeveri anti-mafia

Report TV 2018-05-04

Views 0

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shprehën se Fronti Opozitar do nisë aksionin politik kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të cilin e bënë përgjegjës për trafikun e drogës. Opozita akuzon ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se është i lidhur me trafikun e drogës Shqipëri-Itali, trafik i cili siç pretendon Basha dhe Kryemadhi është kryer në dijeni të Ramës. Gjatë një prononcimi për mediat pas tryezës së opozitës, Kryemadhi tha se ky front do jetë më inspiruesi i ndërmarrë ndonjëherë, ndërsa nuk përjashtoi as protestat.

"Tryeza është një sinjal shumë i mirë për këdo, për të gjithë ata që duan vendin e tyre, sepse ky front do nisë angazhimin për të nisur një aksion politik, një luftë kundër narko-shtetit i cili përfaqësohet nga Rama. Ajo është është shumë e rëndësishme është se të gjitha partitë politike në tryezë ishin të shqetësuara për situatën politike në vend. Kjo është një kambanë shumë e madhe për të gjithë shoqërinë shqiptare.
Kjo ishte tryeza e parë, do ketë edhe të tjera. Sa i takon protestave, këtë nuk e bëjnë partitë politike, por protestat vijnë nga populli dhe populli duhet të besojë tek ata që drejtojnë. ky front kundër krimit do jetë më inspiruesi që do kenë shqiptarët. Klasa politike t;i japë fund tranzicionit politik, është i vetmi vend ish-komunist që po kalon ende në tranzicion", u shpreh Kryemadhi.

Nga ana tjetër, kryetari demokrat, Lulzim Basha u shpreh më i rezervuar sa i takon aksioneve të pritshme të opozitës. Ai tha se shumë shpejt Fronti Opozitar do ketë një kalendar të asaj se çfarë do ndodhë në ditët në vijim në përballjen ne narko-shtetin, siç tha ai. Megjithatë ishte i qartë në atë që tha se opozita do kërëkojë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie antimafia. "Fronti i bashkuar opozitar kërkon largimin e Kryeministrit Rama, përfitues i drejtpërdrejt nga krimi dhe ministrat e tij të lidhur me krimin. Fronti i bashkuar opozitar kërkon krijimin e një qeveria antimafia", tha Basha.

Çfarë do të bëjmë më tej? A mund të vazhdohet më kështu? A mund t?i besohet kësaj kupole në pushtet? A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me një mazhorancë të kapur nga krimi? Përgjigjia për çdo shqiptarë është, jo?, u shpreh Basha.

Share This Video


Download

  
Report form