Report TV - Basha vendos kusht: Reforma Zgjedhore me qeveri anti-mafia

Report TV 2018-05-08

Views 0

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se sot do të ngrihet Task Forca Speciale në Policinë e Shtetit për të luftuar bandat dhe krimin. Për strukturën e re që do të ngrihet, një pjesë sekrete ka reaguar për herë të parë kryetari i PD.
Lulzim Basha shprehet se plani sekret që di Rama nuk është më plan sekret, prandaj ai duhet të largohet dhe t?i hapë rrugë një qeverie anti-mafia.

?Zgjidhje është largimi i Ramës, që të shemben lidhjet e politikës më krimin dhe këtë nuk e bën Rama me planet sekret. Plani sekret që di Rama nuk është më plan sekret. Rama duhet të jepte dorëheqjen, do të zgjerojmë koalicionin me cdo faktor politik dhe jo politik? tha ai.

E ndërsa pritej që të niste puna për Reformën Zgjedhore, Basha përjashtoi mundësinë, pasi sipas tij reforma zgjedhore do të fillojë atëherë kur vendi të ketë një qeveri antimafia duke vendosur kushte.

?Reforma zgjedhore do të fillojë atëherë kur vendi të ketë një qeveri antimafia? deklaroi Basha. Me vendimin e fundit të Bashës duket se Reforma Zgjedhore futet në një tjetër ngërç.

Share This Video


Download

  
Report form