Sekuestrohet rreth 4.5 ton kanabis ne Babice te Vlores

RTV KLAN 2018-05-04

Views 1

Rreth orës 03:00 të mengjesit të sotëm mbërriti në ambientet e komisariatit të Policisë së Vlorës 4.5 tonët e drogës të sekuestruar në fshatin Babicë e vogël. Aksioni i drejtuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda u mbështet nga Delta Force si dhe Drejtoria Vendore e Policisë. Ai nisi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 18 Tetorit. Burimet i thanë televizionit Klan se ndërhyrja erdhi pas informacioneve të referuara nga Shërbimi informativ Shtetëror gati një vit më parë. Materialet e referuara nga SHISH janë kthyer në prova duke vënë në pergjim disa persona të cilët janë pjesë e grupit të Habilajve. Mësohet se në fokus ka qenë edhe synimi per arrestimin e personave te shpallur në kërkim nga pala italiane, mes tyre dhe vëllai i Moisi Habilajt, Florian Habilaj. Për këtë janë ushtruar kontrolle në disa banesa në zonë.
Rreth 100 efektivë policie të njësisë speciale nga Tirana, prokurorë të Prokurisë së Përgjithshme dhe efektivë të Antidrogës zbarkuan në fshatin rreth 10 km larg qytetit të Vlorës. Gjatë aksionit, forcat speciale mësynë në një banesë dykatëshe ku gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua sasia e kondisderueshme e lëndës narkotike. Burime nga policia bëjnë me dije se 4.5 tonët e kanabisit të paketuar ishin fshehur në bodrumet e banesës në thasë dhe brenda disa bidonëve. Burimet thonë se ka pasur edhe disa persona të shoqëruar, por ende autoritetet nuk japin identitetet e tyre për shkak se operacioni është ende në zhvillim.
I pari që publikoi lajmin mbrëmjen e së mërkurës ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili postoi një video të shoqëruar me lajmin se ?në Babicë e vogël është kapur rreth 10 ton drogë të klanit Rama ? Tahiri?! Sipas Berishës, droga është kapur në shtëpinë Armand Koçerrit mik i Habilajve. Më tej thuhet se vila e personit ku u kap 10 ton kanabis ka qenë e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie.

Share This Video


Download

  
Report form