Ora News - Arrestimi i deputetëve, PD propozon ndryshime në Kushtetutë

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse nuk ështe marrë një vendim zyrtar, Partia Demokratike ka diskutuar në grup parlamentar mundësinë e propozimit të një amendamenti kushtetues për heqjen e imunitetit të deputetëve. Kjo iniciative vjen pas vendimit të mazhorancës për të mos autorizuar arrestimin e ish ministrit Sajmir Tahiri. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se kryeministri shkeli kushtetutën për të mbrojtur ish ministrin e tij.
Partia Demokratike po diskuton mundësinë e propozimit të një amendamenti kushtetues për heqjen e imunitetit për deputetët. Ende nuk ka nje vendim zyrtarë, por Ora News ka mësuar se diskutimi është zhvilluar në mbledhjen e grupit parlamentar dhe kjo inicitivë vjen pas refuzimit të mazhorancës për të autorizuar arrestimin e Sajmir Tahirit.
Pas mbledhjes së grupit, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se kryeministri Edi Rama, ka shkleur ligjin dhe kushtetutën për të mbrojtur ish Ministrin Tahiri.
Drejtësia, tha Basha është e nëpërkëmbur dhe e kërcënuar.
Përballë kësaj situate Basha tha se opozita është në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe faktorët ndërkombëtarë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-vendi-ne-krize-totale-kushtetuese-politike-dhe-morale/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS