ZYRAT E INFORMACIONIT TURISTIK

Star Plus Tv 2018-05-04

Views 3

2314 persona kanë vizituar zyrën e informacionit turistik në Shkodër.

E hapur në mes të korrikut, kjo zyrë ka shërbyer për të gjithë tursitët që kanë vizituar qytetin e Shkodrës nga e gjithë bota. Sipas përgjegjësit Renato Lumçi, vizitorët kryesisht kërkojnë informacion për pikat kryesore të qytetit, por nuk mungon interesi edhe për zonat turistike malore dhe bregdetare.

Mesatarisht, 30 deri në 40 turistë në ditë kanë kërkuar informacion në periudhën e verës. Ndërkohë që fluksi ka rënë me fillimin e tetorit. Zyrat në Velipojë dhe Theth janë mbyllur prej pak kohësh, me mbylljen e sezonit.

Megjithatë kanë patur një mesatare më të ulët vizitash në krahasim me zyrën e Shkodrës. Zyrat e informacionit turistik janë hapur në mënyrë që t?i japin gjallëri turizmit. Sipas të dhënave, turistët çek dhe polak interesohen kryesisht për alpet, ndërkohë që kosovarët shfaqin interes për detin e Velipojës.

Share This Video


Download

  
Report form