Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme rrezikun përballë të cilit janë të ekspozuar çdo ditë banorët e kryeqytetit por jo vetëm, kafshimin nga qentë. Nuk po flasim vetëm për ata endacakë, por edhe qentë që kanë një pronar, por që shëtisin pa maska apo qafore mbrojtëse.Veterinerët kërkojnë vëmendje të veçantë, si nga padronët e qenve të rrezikshëm si Pitbull dhe Doberman, ashtu edhe nga kalimtarët.
Nuk kanë qenë të pakta rastet që një kalimtar të sulmohet papritur nga qentë të cilët shëtisin pa maskë në rrugët e kryeqytetit. Pronarët e qenve shoqërues shpesh i lënë jo vetëm pa maska por edhe pa i lidhur, duke tmerruar qytetarët.
Në mars të vitit 2016, një 30 vjeçar qëlloi me kallashnikov një qen pitbull pasi ky i fundit dy ditë më parë kishte sulmuar të fejuarën e djalit e cila ishte shtatëzanë.
Ndërsa në shtator të këtij viti një vogëlushe 1-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është sulmuar për vdekje nga dy qenë pitbull të cilët gjyshi i saj i mbante në shtëpi. Vogëlushja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga kafshimi.
Por këto 2 ngjarje janë vetëm maja e ajsbergut, pasi vetëm në Tiranë gjatë një viti 1800 persona i drejtohen urgjencës sepse sulmohen në mënyrë të papritur nga qentë, përfshi këtu edhe vetë personat që i mbajnë këto kafshë në shtëpi. Pasojat janë jo vetëm fizike por edhe psikologjike, me këdo që bie pre e këtyre sulmeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qytetaret-te-rrezikuar-nga-qente-pa-maska-apo-qafore-mbrojtese/