Report TV - Lezhë, arrestohet nipi i Arben Ndokës, kërkohej për 2 atentate

Report TV 2018-05-04

Views 1

Konferenca për shtyp e dhënë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Bledar Çeliku

Gjatë ditës së sotme, në bashkëpunim me forcat e Repartit Special RENEA , është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Danjan Ndoka, 20 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.

Në momentin e ndalimit nga forcat policore, shtetasit Danjan Ndoka, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

- pistoletë e markës SMITH ËESSON me 6 fishekë.

Për ketë shtetas , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendimin Penal datë 20.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale "Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative","Plagosje e rëndë me dashje","Armëmbajtje pa leje",parashikuar nga nenet 76,22,25, 278/2 të Kodit Penal.

Kjo masë sigurie e vendosur pasi më datë 16.09.2014, në afërsi të Katedrales së qytetit të Lezhës , në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar të vrasë shtetasin F.N.

Po ndaj shtetasit Danjan Ndoka, me Vendimin Penal datë 28.06.2017 , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest ne burg" për veprat penale "Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje", "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit" dhe "Plagosje e lehtë me dashje" parashikuar nga nenet 89, 278/1 dhe 329 të Kodit Penal.

Kjo masë sigurie e vendosur pasi , më datë 25.06.2017, në qytetin e Shëngjinit, përpara lokal ?Detarit?, ka kanosur dhe dhunuar shtetasin F. D.

Gjithashtu , ky shtetas është i dyshuar edhe për ngjarjen e datës 22.05.2017, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas ka qëlluar me arme zjarri në drejtim të gomave të mjetit tip fuoristrade Range Rover, me drejtues shtetasin B.L.

Në kuadër të Operacionit "Vjeshtë 2017", nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , janë referuar materiale për pastrim të produkteve të veprës penale në ngarkim të 30 shtetasëve.

Konkretisht:

- Janë referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda Tirane 14 raste të hetimeve pasurore.

- Janë referuar në Prokurorinë e Rretheve Gjyqësorë Lezhë dhe Kurbin 15 raste te veprës penale te ?Pastrimit te produkteve te veprës penale?? .

Në bazë të këtyre referimeve, Gjykatat kanë vendosur sekuestro preventive për pasuri të dyshuara se kanë rrjedhur nga veprimtaria kriminale të cilat kapin shumën prej 872 mijë euro.

Share This Video


Download

  
Report form