Report TV - Vrau çiftin në Gjirokastër, gruaja rrëfen momentet e krimit të burrit

Report TV 2018-05-08

Views 3

Gruaja e agresorit Apostol Kosta, i cili qëlloi për vdekje çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta, ka folur për herë të parë për ngjarjen e ndodhur dhe rrethanat që sollën atë. Në një prononcim ekskluziv për Report TV, 69 vjeçarja Fotini Kosta rrëfen momentet e vrasjes dhe ngjarjen pas saj.
Ndërkaq ka apeluar tek organet shtetërore që të zbardhen shkaqet dhe arsyet që sollën deri në ekzekutimin e çiftit Kosta. Fotini Kosta, shprehet se shkak i konflikteve, kanë qenë dy objekte, muri që ndan pronësinë territoriale mes të dy banesave, si dhe një objekt përdhes i ndërtuar pa leje nga Aleko Kosta.

?Atë mëngjes kishim radhën e qumështit, burri më solli qumështin brenda në shtëpi dhe doli jashtë në oborr, në atë moment doli në oborr, pas pak dëgjova krismën e armës. E pyeta çfarë bëre? Më pa ashpër?, tha Fotini Kosa

Fotini Kosta ka thënë se këto akte ishin fill pas vendimeve gjyqësore në favor të tyre. Fotini Kosta, disponon edhe një deklaratë noteriale të nënshkruar nga vëllai i Aleko Kostës ku pranohet se e ëma e tij dhe rrjedhimisht edhe e viktimës Sofia, e kishte lënë amanet që muri ndarës t?i lihej Apostolit që të krijonte mundësinë e ndërtimit të shkallës për në katin e dytë.

Share This Video


Download

  
Report form