Grabitësit kanë pritur momentin kur " />
Grabitësit kanë pritur momentin kur "/>

"Gjak dhe ulërima në dyqan", dëshmitari rrëfen për Ora News momentet e para pas krimit në Kamzë

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Grabitësit kanë pritur momentin kur fillonte ndeshja për të hyrë në minimarketin e lagjes "OSBE" në Kamzë për të kryer qëllimin e tyre grabitjen e të ardhurave nga xhiroja ditore.

Ishte përballja Bayern Munich me Real Madird, në gjysmëfinalen e Champions League.

"Ngjarja ndodhi në 20:45 sa filloi ndeshja" tha një dëshmitar për Ora News.

Në këtë moment në dyqanin e vogël ka qenë vetëm bashkëshortja, Merita Buçi së bashku me djalin e saj të vogël.

Në momentin kur ka dëgjuar të bërtiturat nga shtëpia, vetëm pak metra larg, ka dalë bashkëshorti Agimi i cili është përleshur dhe me grabitësit. Ata mendohet se kanë qenë dy dhe me maska.

Ndërkohë Ora News ka siguruar dëshminë e një dëshmitari okular i cili ka transportuar çiftin e bashkëshorteve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjak-dhe-ulerima-ne-dyqan-deshmitari-rrefen-ora-news-momentet-e-para-pas-krimit-ne-kamze

Share This Video


Download

  
Report form