Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita do të ndërmarrë një aksion ditët në vijim kundër qeverisë. Noka tha se opozita nuk pranon të bëhet fasadë e organizatave kriminale, si dhe të ecë me këtë qeveri të krimit.
?Nuk mund të ketë normalitet dhe opozita nuk pranon të bëhet fasadë e organizatave kriminale. Opozita do ndërmarrë aksionin e saj politik për të rrëzuar këtë qeveri kriminale. Ne kemi programin tonë, është bërë publike që qëndrimi jonë është i prerë. Me këtë qeveri nuk pranojmë të ecim në normalitet. Në ditët në vijim do bëhet publik aksioni opozitar?, tha Noka.
Është LSI në këtë aksion?
Është aksioni opozitar.