Partia Demokratike ka braktisur mbledhjen e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Pas debateve me kreun e komisionit Erion Braçe, për shkak të kanabisit deputetët e PD Edmond Spaho, Jorida Tabaku, Nadire Meçorapaj kanë lënë mbledhjen.
Ndryshe nga komisioni i Sigurisë ku PD-LSI ikën njëherazi nga mbledhja, te Komisioni i Ekonomisë vijojnë të qëndrojnë dy deputetët e LSI, Edmond Haxhinasto dhe Përparim Spahiu.
Përpara komisionit të Ekonomisë dhe Financave do prezantohej projektbuxheti i vitit të ardhshëm nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj.