Dy partitë e mëdha opozitare, PD dhe LSI, kanë nisur sot aksionin " /> Dy partitë e mëdha opozitare, PD dhe LSI, kanë nisur sot aksionin "/> Dy partitë e mëdha opozitare, PD dhe LSI, kanë nisur sot aksionin ">

Report TV - PD braktis komisionin e Financave, qëndron LSI

Report TV 2018-05-08

Views 2

"PD-LSI ikin nga Siguria"
Dy partitë e mëdha opozitare, PD dhe LSI, kanë nisur sot aksionin opozitar. Deputetët e PD dhe LSI kanë braktisur Komisionin e Sigurisë kombëtare, me pretendimin se nuk mund të ecet me këtë qeveri të kriminalizuar. Jashtë dyerve të Parlamentit, deputeti demokrat, Flamur Noka, deklaroi se opozita ka nisur aksionin kundër qeverisë, por nuk dha detaje se çfarë do ndodhë në ditët në vijim.
?Nuk mund të ketë normalitet dhe opozita nuk pranon të bëhet fasadë e organizatave kriminale. Opozita do ndërmarrë aksionin e saj politik për të rrëzuar këtë qeveri kriminale. Ne kemi programin tonë, është bërë publike që qëndrimi jonë është i prerë. Me këtë qeveri nuk pranojmë të ecim në normalitet. Në ditët në vijim do bëhet publik aksioni opozitar?, tha Noka.

Share This Video


Download

  
Report form