360 Gradë - Visho Ajazi mori garancinë e Metës, por ishte i padëshirueshëm për Ramën

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PAA-s, Agron Duka i ftuar në ?360 Gradë? në Ora News, thotë se kreu i SHISH, Visho Ajazi nuk ishte i dëshirueshëm për kryeministrin Rama.
Duka: Nuk e kam ndjerë veten si person që po përgjohem. Unë nuk jam përgjuar se nuk kam pasur asnjë kontakt me persona të botës së krimit. Të paktën në fushatën e fundit zgjedhore është thënë se njerëz të politikës kanë pasur kontakte me kontingjente të krimit dhe kanë rënë në grackën e përgjimeve.
Unë gjykoj se Ajazi nuk ishte i dëshirueshëm për Kryeministrin. Ajazi ishte i pari që denoncoi kanabizimin e vendit për të cilën qeveria nuk ishte dakord. Për mua ky drejtor nuk ishte i dëshirueshëm. Një gjë e kam të sigurt nga njerëz të afërt të Ajazit. Ai pak ditë para se të dorëhiqej ka thënë se ndihet i sigurt dhe që ka marrë garancinë e presidetntit dhe të partnerëve për të vazhduar në detyrë. Pra mesa duket diçka ndodhi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/duka-cfare-tha-pak-dite-para-doreheqjes-kreu-i-shish-visho-ajazi/

Share This Video


Download

  
Report form