Më shumë se 500 nxënës të shkollës "Ali Agjahu" në Elbasan shumë shpejt do të kenë mundësi të zhvillojnë një proces mësimor normal, konform të gjitha kushteve që duhet të plotësojë një institucion i dijes.
Rikonstruksioni është drejt përfundimit ndërkohë që projekti ka respektuar standardet e kerkuara. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit insektuan punimet në këtë shkollë.
?Çdo javë ne Bashkinë Elbasan përfundon një punë e rëndësishme në shërbim të komunitetit. Sot jemi këtu për një investim shumë të rëndësishëm të bashkëveprimit midis Bashkisë Elbasan dhe Qeverisë.
Rikonstruktohet një prej shkolla më historike të Elbasanit, po të kemi parasysh edhe projektin e saj që është një projekt tipik i shkollave italiane, e ndërtuar shumë vite më parë dhe kishte ardhur koha të rikonstruktohej.