Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës përfundoi rehabilitimin e infrastrukturës rrugore në bllokun e banimit që kufizohet nga Rr. ?Qemal Stafa?, Rr. e ?Dibrës? dhe Rr. ?Bardhyl?, duke sjellë në një nga lagjet më të vjetra të Tiranës rrugë e trotuare më të mira dhe më shumë ndriçim. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi transformimin pozitiv që ka pësuar e gjithë lagja.
Veliaj: Në të kaluarën, Njësia 8 ka prodhuar edhe kryetarë bashkie, edhe nënkryetare bashkie, por nuk do të thotë që të qenit çun apo gocë e lagjes përkthehet në punë. Përkthehet ndoshta në manipulim të votuesve, por jo në punë konkrete; besoj se e kemi provuar që punë konkrete mund të bëjë vetëm kjo administratë. Banorët e Njësisë 8 janë treguar qytetarë model, duke nisur nga zonat e saj të vjetra, me tironsit e vjetër, me ata që kanë qenë të parët që lenë një metër për të tërhequr avllinë e tyre që të kalojnë familjarët, prindërit, parapelgjikët, nënat me karrocë.
Kryebashkiaku theksoi se banorëve të njësisë 8 i është rikthyer në investime në mbi 50 rrugë, besimi që ata kanë shprehur tek administrata e re e bashkisë së Tiranës. Veliaj solli në vëmendje edhe ndërhyrjet e bëra në infrastrukturën arsimore, çka ka sjellë dhe një shfryrje të ngarkesës në klasa, si dhe rritje të cilësisë së mësimdhënies.
Veliaj: Jo vetëm kaq, por kemi ndërhyrë edhe në shkolla, duke filluar nga ?Shkolla e Kuqe?, shkolla ?Servete Maçi? që po bëhet e re, pastaj në të gjitha çerdhet e kopshtet; besoj që kjo njësi ka dalë në dritë sot dhe duhet të pranojmë që njësia nuk ka më fizionominë që ka pasur në vitet ?90, pra një njësi me shtëpi qerpiçi, të ulta, tironsit e vjetër. Sot, njësia shkon deri tek Bregu i Lumit, ndaj edhe tek Bregu i Lumit, që prek disa njësi, 4, 8, 9, 11, kemi ndërhyrë fillimisht për të rehabilituar lumin, pastaj kemi rehabilituar edhe aty disa blloqe me disa hektarë. Mirënjohje nga zemra atyre që po e kalojnë gushtin, shtatorin e gjithë kohën e pushimeve në zhegun e Tiranës, për të mbaruar në kohë punët. Kur qytetarët, nxënësit, të kthehen në 17 shtator në bankat e tyre do gjejnë një qytet shumë herë më të ftilluar se ç?e lanë, por sigurisht më e mira është përpara.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-besimin-qe-na-dhane-qytetaret-e-kemi-kthyer-ne-pune-konkrete