http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shitblerja e votës në zgjedhjet e 25 qershorit, u reflektua në raporin përfundimtar të ODIHR, e për pasojë u rekomandua që politika të ndërmarrë përpjekje serioze për të trajtuar këtë çështje. Shefi i Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR Peter Tejler, thotë se vëzhguesit kanë marrë raportime për këtë fenomen, por se Misioni ka pasur probleme në marrjen e informacioneve konkrete.
?Ne kemi shkuar në Polici dhe pyetëm se sa hetime janë kryer. Pas kësaj, ne dimë se ka pasur raste të tjera që nga policia i janë referuar Prokurorisë. Kështu ekziston një problem. Por gjithashtu ka një problem se të gjithë flasin për shitblerje të votës, por kur ne dhe të tjerë kemi bërë pyetjen se kur ndohi, sa para kanë qenë, është shumë e vështirë të marrësh informacione konkrete. Po ashtu, duhet të identifikuar se çfarë është blerja e votës. A është premtim për të fituar një vend pune? Pra duhet përkufizuar dhe më pas mund të shihen mjetet ligjore?
Ndërkohë që pritet nisja e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, Teljor këshillon që procesi të jetë gjithpërfshirës.
?Janë dy tema: E para nevoja për krijimin dhe ndërtimin e besimit tek sistemi mes politikanëve dhe votuesve, dhe për të arritur këtë qëllim, duhet të jetë një proces që duhet të përfshijë një rreze të gjerë të shoqërisë shqiptare. Duhet të jetë një proces në kohën e duhur, pasi nuk duhet humbur kohë, pasi duhet të punohet në ato pika ku ka vështirësi për të rëndë dakord. Gjithashtu, për të bërë një analizë të kujdesshme se përse jemi në këtë situatë, ku padyshim jemi, cilat duhet të jenë mjetet juridike në kontekstin shqiptar. Ne të huajt nuk mund ta përcaktojmë atë axhendë, ajo duhet caktuar nga shqiptarët?
Kreu i vezhguesve të ODIHR, thotë se duhet pasur kujdes sa i takon aplikimit të teknologjisë në zgjedhje.
?Kur bëhet fjalë për votimin elektronik ka shumë këndvështrime, dhe se nuk ka vetëm një sistem të caktua. Nëse do të rrisë besimin, që mund të jetë një lloj përfitimi. Por mund të krijohen probleme të reja dhe njerëzit nuk mund t?i besojnë sistemit. Mendoj se i takon komisionit të ri të reformës zgjedhore të adresojë këtë çështje. Unë jam takuar me të dy bashkëkryetarët e komisionit dhe ata duhet të përcaktojnë axhendën e punës. Ne jemi në dijeni se partitë po diskutojnë, ndërkohë që kemi vënë re se partitë më të vogla gjithashtu janë në favor të votimit elektronik. Por çfarë është votimi elektronik? A është karta e identitetit? A flitet për fletën e votimit? Është procesi i numërimit? Duhet më parë përcaktuar se çfarë është?
Komisioni parlamentar i Refromës Zgjedhore pritet vetëm të institcionalizohet, me thirrjen e mbledhjes së parë nga kryetari i Kuvendit.