Nderron jete 23-vjeçari i plagosur ne atentat

RTV KLAN 2018-05-08

Views 4

Ndërron jetë 23 ?vjeçari Hermes Beriqi, i cili u plagos të shtunën në mbrëmje pas një atentati ne lagjen Guerrile të Shkodrës. I riu ishte sjellë për trajtim më të specializuar në kryeqytet, pasi u qëllua me armë nga dy 17- vjeçarët me të cilët ishte konfliktuar në një lokal.

Dy autorët u arrestuan pak orë më vonë nga policia.

17-vjeçarët, Ervis Hoxha e Ditmir Harifi u gjetën në një ndërtesë të pabanuar, në fshatin Golem të Shkodrës.

Policia sekuestroi edhe armen e krimit dhe një motoçiklete qe atentatorët e përdoren për t?u larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime të policisë thanë për Tv Klan se para atentatit palët ishin zënë në lokal për një tavolinë.

Gjovalin Loka Drejtori i Policisë së Shkodrës

?Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit?.

Beriqi, i dënuar me parë për vjedhje, mësohet se i kishte goditur dy të rinjtë, të cilët u larguan nga lokali dhe u kthyen pas pak minutash duke hapur zjarr mbi të.

Policia arrestoi edhe 21 -vjeçarin Bekim Turishta 21 vjeç, banues Zogaj të Shkodrës me akuzën se ndihmoi autorët të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form