#rtvora
Opozita parlamentare kërkon, Largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni i reformës zgjedhore, ndërsa kryefjalë sipas tyre duhet të jetë ndryshimi I sistemit. Deputeti I opozitës së djathtë parlamentare, Alban Zeneli, tha se pa kryer një reforme të thelle zgjedhore, parlamenti nuk ka bërë asgjë.
Opozita parlamentare kërkon largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni i reformës zgjedhore. Deputeti Alban Zeneli, kërkoi që kjo reformë të jetë detyrim parësorë, në sesionin ri politik, ndërsa ai renditi disa kushte në këmbim të votës pro, përfshirë ndryshimin e sistemit.
Zeneli: Largimi i menjëhershëm i Damian Gjiknurit nga bashkëkryesimi i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore është detyrim parësor i të gjithë neve në këtë sesion parlamentar. Reforma zgjedhore duhet të jetë kryefjala e të gjithë politikës shqiptare dhe e këtij Kuvendit , jo vetëm për fasadë siç është përdorur e po përdoret edhe sot. Po kryer një reformë të vërtetë zgjedhore ne nuk kemi kryer asgjë. Një njeri i akuzuar dhe i dëgjuar si i përfshirë në krim elektoral nuk mund të mbajë pozicionin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/reforma-zgjedhore-opozita-parlamentare-vendos-kusht-te-largohet-gjiknuri
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz