Në rrugët e qytetit të Elbasanit çdo ditë hasen gjithnjë e më shumë persona që lypin. Imazhin që ata i japin qytetit jo vetëm që është negative, por edhe identifikojnë problemet sociale të cilat sa vijnë e po shtohen.
Thuajse në çdo rrugë të Elbasanit ka nga një lypës. Ata shprehen se pamundësi për të gjetur një punë i detyron të dalin për të kërkuar lëmoshë.
"Jemi pa punë, kam katër fëmijë, burri më ka lënë, jetoj në një barankë bashkë me fëmijët dhe patjetër do dal për të lypur, nuk kam ku të shkoj?, thotë nëna e katër fëmijëve.
"Kam bërë dokumentet për shtëpi, nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje jam i pastrehë, dalë nga e keqja për të lypur, nuk kam zgjidhje tjetër. Dua të ha bukë, jam i detyruar të lyp, nuk kam punë?, shprehet i pastrehu që lypte.
Pamundësia për të pasur bukë në shtëpi i detyron të dalin në rrugë çdo lloj moshe dhe gjinie. Siç shikohet edhe në pamje edhe kjo grua çdo ditë detyrohet të dal në rrugë për të kërkuar pak para për të çuar bukë në shtëpi, pasi burri i ka vdekur, ndërsa ajo nuk po mund të gjej punë.
"Nuk kemi asnjë lloj ndihme, nuk kemi ndihmë nga askush, nuk kemi asgjë, jetojmë me qira dhe vuajtje. Burri më ka vdekur, ka dy vjet që ka vdekur burri në Tiranë, kam një fëmijë në jetimore. Në ditët nxjerr 500 lekë të vjetra sa për bukë,? thotë gruaja që ishte ulur për të lypur.