Ora News – Korçë, sherr me thika brenda në shkollë, plagoset nxënësi

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarje e rëndë që rikthen alarmin për sigurinë në shkolla u shënua këtë të martë në Korcë.

Thikat kanë filluar ti marrin bashkë me librat në shkollë edhe nxënësit e shkollave 9-vjecare.

Rasti këmbanë alarmi u shënua në shkollën ?Sotir Gurra? në Korcë ku një 14 vjecar, i identifikuar vetëm me incialet D.D, mbeti i plagosur pas një konflikti me një tjetër bashkëmoshatar.

Policia e Korcës në njoftimin për ngjarjen tha se i mituri është konfliktuar me një tjetër nxënës në brendësi të ambjenteve të shkollës për arsye që nuk bëhen ende të ditura.

Policia tregohet e kursyer në informacion për të mbrojtur të dhënat e nxënësve.

14-vjecari i plagosur u dërgua me urgjencë në spitalin e Korcës jashtë rrezikut për jetën dhe pas ndihmës së parë mjekësore është larguar për në banesë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/korce-nxenesi-plagoset-me-thike-brenda-ambienteve-te-shkolles

Share This Video


Download

  
Report form